Politike

Fotoja e Vangjush Dakos në qeli/ Berisha sqaron pse e hoqi nga rrjetet sociale: Ishte intime

Ai u tha gazetarëve se e fshiu foton pasi ishte intime.

6 Tetor 2025, 10:49 Nga E.d
Fotoja e Vangjush Dakos në qeli/ Berisha sqaron pse e hoqi nga rrjetet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka sqaruar pse e hoqi nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos në qeli. Ai u tha gazetarëve se e fshiu foton pasi ishte intime. Ndërsa vazhdon dhe thekson faktin se sipas tij Vangjush Dako u burgos për të takuar Erion Veliajn.

"Ajo foto... e ke shumë të drejtë... unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë. E kam theksuar dhe e theksoj, qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë.

Çfarë kishte aty? Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Kjo është e vërtetë. A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë. Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo. Me çështje intimitetesh nuk merrem unë," tha Berisha./Dosja.al

pd sali berisha vangjush dako

Sondazh

Poll