Politike

Berisha: Dumani mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar dosjet, ndërsa liroi simotrën e tij, Pajtime Fetahun

Berisha thekson se lirimi Fetahut nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen shëndetësore, duke e krahasuar me faktin se një pjesë e madhe e popullatës së burgosur 30–40%, sipas tij janë në gjendje të sëmurë.

6 Tetor 2025, 10:30 Nga I.A
Berisha: Dumani mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Altin Dumanipo përdor drejtësinë në mënyrë selektive. Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se Dumani po mban në burg Ilir Metën pas dorëzimit të të gjitha dosjeve, ndërkohë që liroi simotrën e tij, Pajtime Fetahun.

Berisha thekson se lirimi Fetahut nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen shëndetësore, duke e krahasuar me faktin se një pjesë e madhe e popullatës së burgosur 30–40%, sipas tij janë në gjendje të sëmurë.

"Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini apo Pajtime Dumani. E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu. Kurse simotra e Dumanit dhe asaj Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri, paçka se i thoshte me dhjetëra herë Suel Çelës, vëlla, të keqen motra e të tjera me radhë se i kam aty. Pra, ky është turpi i drejtësisë shqiptare, turpi i drejtësisë botërore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll