Politike

“E kërkuam ne Bashën”, studenti protagonist: Nuk kishte dhunë, të hapin kamerat. Kanë hyrë njerëz që kanë pirë

5 Shkurt 2020, 13:48 Nga DOSJA
“E kërkuam ne Bashën”, studenti protagonist: Nuk kishte

TIRANË– Protagonisti i videos dhe i incidentit të ndodhur në Qytetin Studenti, ka folur për incidentin ku kreu i opozitës u pengua për të zhvilluar një takim me studentët.  Studenti që ka qenë pjesë e takimit, Xhesion Shazimani, një një reagim për News24 u shpreh se studentët e kanë kërkuar vetë Bashën për t’i treguar atij problemet në konvikte.  

Ai më tej ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe me recepsionisten, duke mohuar të ketë pasur dhunë apo shtyrje siç pretendon bashkia e Tiranës dhe thotë se konvikti ka kamera që mund të hapen. 

“E kërkuam ne zotin Basha. Ne ishim disa studentë që donim të organizonim një takim me z.Basha për t’i treguar kushtet. Problematikat që kemi jam përpjekur t’i nxjerr dhe në disa media. Pata dëshirë të takoheshim me z. Basha. Nuk kishte nevoja fare të bëhej kaq e madhe. Kemi parë studentë e njerëz të tjerë që janë futur pa pyetur njeri. Mënyrën se si është futur z. Basha siç kanë thënë jo me forcë e shtyrje nuk është e vërtetë. Ka edhe kamera konvikti, po deshën t’i hapin. Ne e pyetëm zonjën, e përshëndetëm. Ai është kryetari i opozitës dhe ka një lloj statusi që mund të futet për të parë realitetin. Ne duhet t’i drejtojmë diku ato problematika, ato kushte skandaloze. Unë kam punuar edhe vetë si gazetar dhe nuk kam pasur mbështetjen e medias për këto problematika. Ne u futëm brenda e pamë që zonja e bëri problem, e studentët u larguan dhe ne dolëm. Nuk e shtyu njeri zonjën, dolëm ikëm pimë kafe. Aty janë futur njerëz që s’kanë lidhje fare që kanë pirë edhe droga të ndryshme, ndërkohë vjen Basha bëhet problem. Nuk ka pasur asnjë lloj gjëje”, deklaroi Shazimani në News 24. 

Pasditen e djeshme, kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar ambientet e godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti. Pas vizitës, bashkia Tiranë e ka denoncuar për dhunë, Bashën dhe 4 shoqëruesit, me pretendimin se kanë shtyrë recepsionisten e Godinës së konviktit. Me ironi, Bashkia krahasoi Bashën me një këngëtar që së fundmi ka nisur të xhirojë klipe nëpër Tiranë duke iu referuar takimeve të kryedemokratit, ndërsa nuk vonoi as reagimi i djeshëm i PD, që hidhte poshtë këtë pretendim të Bashkisë. E kaq ka mjaftuar që vonë në mbrëmje, bashkia të zbardhte për mediat, edhe procesverbalin që punonjësja e konviktit kishte firmosur në prokurori. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha e ka shtyrë më dhunë teksa ngjitej për në katin e dytë, por kjo akuzë është mohuar nga Basha sot.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne qytet studenti lulzim basha xhesion shazimani basha ne qytet studenti lulzim basha xhesion shazimani

Sondazh

Poll