Politike

“Zot sa më mungon, ke vetëm pak orë që je ndarë nga jeta”/ Klajda Gjosha humb njeriun e zemrës, përlot me dedikimin:

5 Shkurt 2020, 08:07 Nga DOSJA
“Zot sa më mungon, ke vetëm pak orë që je ndarë

Tiranë- Ish-ministrja e Integrimit,  Klajda Gjosha ka humbur një nga njerëzit më të dashur, babain e saj. Lajmin e hidhur, ish-deputetja e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se ai është heroi i saj.

“Dua të të kujtoj kështu sic je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrijë të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë.”, shprehet ajo.

Ish-ministrja edhe në intervistat e mëparshme, teksa ka folur për familjen, është shprehur se një nga personat me të cilët ajo konsultohej më shumë për zgjedhjet e saj, ka qenë pikërisht i ati.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klajda gjosha kljada gjosha humb të atin klajda gjosha kljada gjosha humb të atin

Sondazh

Poll