LIVE UPDATES
Politike

Basha në QS, Bashkia e denoncon: Na dhunuan recepsionisten si këngëtar tallavaje. PD publikon videon: Ja si qëndron e vërte

4 Shkurt 2020, 20:09 Nga DOSJA
Basha në QS, Bashkia e denoncon: Na dhunuan recepsionisten si

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka denoncuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe 4 shoqërues të tij se kanë hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti.

Në reagimin zyrtar, Bashkia dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës së konviktit duke e krahasuar Bashën me një këngëtar që së fundmi ka nisur të xhirojë klipe nëpër Tiranë duke iu referuar takimeve të kryedemokratit.

Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues. Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë,”-shkruhet gjithashtu në postimin e Bashkisë Tiranë. 

Pas denoncimit të Bashkisë së Tiranës, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga demokratët me anë të zëdhënëses Ina Zhupa. Ajo ka postuar një video të momentit kur Basha ka dialoguar me recepsionisten. Në reagimin e saj, Zhupa e cilëson si qesharake denoncmin e Erion Veliajt, i cili sipas tyre është i frikësuar se propaganda e tij po hidhej poshtë nga vizita e Bashës. 

“Thjesht një vizitë i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën që përcjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndalojë misionin e opozitës. Të tregojë të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blerë shtrenjtë nga oligarkët e qeverisë përpiqet t’u servirë shqiptarëve,“-thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

Madje në videon e tyre mund të dëgjohet një pjesë e bisedës mes Bashës, i cili ndodhet në një dhomë konvikti dhe recepsionistes. 

PJESË NGA BISEDA:

Recepsionistja: Nuk mund të futesh brenda pa lejen time.Të lutem mos xhiro
Lulzim Basha: Qetësohu se do zbresim për kafe
Recepsionistja: nuk i njoh as unë, për kafe merri jashtë,
Lulzim Basha: 5 minuta dhe do ti marr për kafe

Por Bashkia e Tiranës nuk e ka lënë me aq. Çështja ka përfunduar në prokurori, ku edhe ka nisur edhe hetimi për dhunë. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha e ka shtyrë më dhunë teksa ngjitej për në katin e dytë.

“Një student ka hyrë ai me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe me disa persona të tjerë gjithsej rreth 6 apo 8 veta kanë hyrë pa më pyetur mua megjithëse unë ia kam kërkuar të ndalojnë pasi nuk lejohet me rregullore dhe ata me shtynë me forcë pasi ishin shumë persona. Kam marrë në telefon në nr. 112 të policisë, më pas kam njoftuar me tel admistratorin e godinës”, thuhet në dëshminë që ka dhënë në prokurori recepsionistja e konviktit.

REAGIMI I PLOTË I BASHKISË:

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me 4 shoqërues të tij, jo studentë, të pajisur me kamera për shoë-n e radhës, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti.

Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.

Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4.

Ndërkaq, Godina nr.4 është një nga ndërtesat e cila do të rikonstruktohet sipas projektit të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili po zbatohet nga KFË-ja. Kjo e fundit ka ndihmuar edhe në rikonstruksionin e godinave të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, tashmë të përfunduara, e ndërkohë po vijon punën për rikonstruksionin e 4 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Në total, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 22 konvikte për studentët që studiojnë në Tiranë.

Nisur nga kjo, duam t’i drejtojmë disa pyetje aktorit Lulzim Basha: Sa konvikte keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa shkolla keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa karta studenti keni dhënë për studentët e Tiranës, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: Zero! Zero! Zero! Sepse Lulzim Basha jo vetëm që nuk ndërtoi e as rikonstruktoi ndonjë konvikt për studentët, por sot drejton partinë që zaptoi 3 konvikte për 30 vjet.

Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë. CV-në e mbushur me zero nuk do mund t’ia pastrojnë as videot e xhiruara nëpër Tiranë me figurantë të marrë borxh nga Forumi Rinor i PD-së.

REAGIMI I PLOTË I PD:

Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne qytet studenti bashkia tirane lulzim basha basha ne qytet studenti bashkia tirane lulzim basha

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 24 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it

Ish-shefi i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK