Politike

VD/ Bashkia e denoncoi për dhunë ndaj recepsionistes, Basha: Ja ç’na ndodhi në QS, jam shërbyes publik, s’lejoj njeri t

5 Shkurt 2020, 12:10 Nga DOSJA
VD/ Bashkia e denoncoi për dhunë ndaj recepsionistes, Basha: Ja

TIRANË- Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e djeshme në një prej konvikteve në “Qytet Studenti”, ka hapur një sherr në distancë mes bashkisë Tiranë dhe PD. Pas kallëzimit në prokurori nga punonjësja e konviktit se kryetari i PD-së dhe të rinjtë e kanë shtyrë për t’u futur brenda, ka ardhur reagimi edhe nga vetë Lulzim Basha. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kryedemokrati ka sqaruar versionin e tij të ngjarjeve dje në “Qytet Studenti”. Ai akuzon indirekt kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, se ka porositur rojen që të mos e lejonte që të futej brenda në godinë. “Kjo porosi erdhi nga Lulzim Basha në konvikt lart.”-thotë Basha.

REAGIMI I PLOTË:

Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria. Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë. Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga Lulzim Basha në konvikt lart. Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit. Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike. Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!

Pasditen e djeshme, kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar ambientet e godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti. Pas vizitës, bashkia Tiranë e ka denoncuar për dhunë, Bashën dhe 4 shoqëruesit, me pretendimin se kanë shtyrë recepsionisten e Godinës së konviktit. Me ironi, Bashkia krahasoi Bashën me një këngëtar që së fundmi ka nisur të xhirojë klipe nëpër Tiranë duke iu referuar takimeve të kryedemokratit, ndërsa nuk vonoi as reagimi i djeshëm i PD, që hidhte poshtë këtë pretendim të Bashkisë. E kaq ka mjaftuar që vonë në mbrëmje, bashkia të zbardhte për mediat, edhe procesverbalin që punonjësja e konviktit kishte firmosur në prokurori. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha e ka shtyrë më dhunë teksa ngjitej për në katin e dytë, por kjo akuzë është mohuar nga Basha sot.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne qytet studenti bashkia tirane lulzim basha basha ne qytet studenti bashkia tirane lulzim basha

Sondazh

Poll