Politike

Fatura e tërmetit 985 milionë euro, ambasadori i BE-së: Nevojat janë mjaft të mëdha, do ndahet me ndërkombëtarët (VD)

5 Shkurt 2020, 09:01 Nga DOSJA
Fatura e tërmetit 985 milionë euro, ambasadori i BE-së: Nevojat

Tiranë- Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në konferencën e sotme për tërmetin e 26 nëntorit u shpreh se fatura e dëmeve nga tërmeti është e madhe, por tha se ky dokument do të diskutohet me ndërkombëtarët.

Mekanizimi i mbrojtjes civile, arritëm që të jepnim ndihmën tonë, mbështetjen tonë. Kjo patjetër që na bën krenarë si Bashkim Europian për atë që arritëm që të vinim në ndihmë shqiptarëve. U bë një vlerësim i plotë i nevojave. Tani është faza e tretë rindërtimi. Ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se çfarë fondesh do të ishin. Nevojat janë mjaft të mëdha, deri në shifrën 1 miliard Euro. Konferenca e donatorëve do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende” tha Soreca.

Qeveria ka bërë publike shifrën e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në konferecë ministri fuqiplotë Bledi Çuçi deklaroi se dëmi i tërmetit tragjik është  985.74906 euro. Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatura e dëmeve nga tërmeti luigi soreca fatura e dëmeve nga tërmeti luigi soreca

Sondazh

Poll