Politike

“Ata sa kanë dalë nga lufta, i ndihmoi NATO”, Çuçit i ‘rrëshket’ goja për forcat kosovare, justifikon papërgatitj

5 Shkurt 2020, 07:58 Nga DOSJA
“Ata sa kanë dalë nga lufta, i ndihmoi NATO”,

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi ka lënë gojëhapur gjithë audiencën teksa u shpreh se forcat e emergjencave kosovare ishin më të përgatitura në lidhje me situatën e tërmetit, pasi sapo kanë dalë nga lufta. Habia shkon edhe më tej, kur Çuçi shtoi se forcat e Kosovës janë ndihmuar edhe nga NATO, duke justifikuar kështu faktin që forcat emergjente shqiptare nuk kishin as doreza për të gërrmuar nën rrënoja. 

Këto deklarata, ministri i Bujqësisë i tha një natë më parë teksa ishte i ftuar në emisionin “Përballë”, me gazetarin Lutfi Dervishi, teksa ky i fundit e pyeti ministrin se përse forcat shqiptare ishin më të papërgatitua se ato homologet kosovarë.

Forcat e emergjencës kosovare ishin më të përgatitura sepse Kosova vjen nga lufta dhe janë ndihmuar nga NATO,”- u shpreh Çuçi.

Gjithashtu gjatë bisedës në emision, Çuçi tha se pavarësisht kushteve, ishin forcat shqiptare ato që shpëtuan 85% të jetëve, ndërsa një pjesë e vogël është nxjerrë me ndihmën e forcave të ardhura nga vendet e tjera.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor që la pas 51 viktima. Mbi 900 persona mbetën të plagosur dhe u rrënuan mijëra banesa. Lëkundjet vazhduan edhe në fillim të këtij viti, teksa më 28 janar vendi u drodh sërish. Kryeministri Edi Rama ka ngritur ministrinë e rindërtimin dhe po fillon me rehabilitimin e njerëzve të prekur nga tërmeti. Ai është shprehur se gjithçka do të mbyllet brenda muajit qershor të vitit 2021.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi forcat e emergjencave kosovare forcat e emergjencave shqiptare tragjedia e 26 nentorit 2019 bledi çuçi forcat e emergjencave kosovare forcat e emergjencave shqiptare tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll