Politike

VD/ “U rrezikohet jeta, rrethohen me kancer”, PD-ja publikon videon e studentes me të vërtetën e frikshme, çfarë fshihe

5 Shkurt 2020, 12:56 Nga DOSJA
VD/ “U rrezikohet jeta, rrethohen me kancer”, PD-ja publikon videon

VLORË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka publikuar videon e një studenteje nga Vlora, e cila dëgjohet të thotë se konvikti i djemve është i mbuluar me një shtresë asbesti (material me përbërje kancerogjene). Sipas studentes kjo gjë po u rrezikon jetën djemve dhe se kryeministri Edi Rama e ka fshehur këtë gjë, duke inaguruar vetëm godinën e vajzave.

Jemi studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e objektit, që është konvikti i gocave. Ndërkohë që në anën tjetër është konvikti i djemve. Ai është i mbuluar nga një shtresë asbesti, ku jetojnë dhjetëra studentë që u rrezikohet jeta nga një material i rrezikshëm sic është asbesti që prej 40 vitesh është vërtetuar që shkakton kancer. Shtrohet pyetja zoti kryeministër, a ka vlerë jeta jonë, apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?!”- dëgjohet të thotë studentja në videon e publikuar nga Kadilli.

Kryeministri Edi Rama ishte disa ditë më parë në qytetin e Vlorës ku foli rreth projektit për kampusin e ri. Rama, madje kritikoi edhe kryebashkiakun Dritan Leli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konvikti ne vlore me asbest studentja denoncon ramen edi rama konvikti ne vlore me asbest studentja denoncon ramen

Sondazh

Poll