Politike

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Bledi Çuçi nxjerr shifrën zyrtare: Dëmi është 985 milionë euro

5 Shkurt 2020, 06:46 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Bledi Çuçi nxjerr

Tiranë- 985.74906 euro është fatura e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ditën e sotme, ministri Bledi Çuçi bëri publike raportin e vlerësimeve të dëmeve të tërmetit, ku u shpreh se raporti PDNA është hartuar sipas tre standardeve të BE-së, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe se është bazuar në të dhënat nëpërmjet të sistemit të akt-verifikimit.

Në këtë konferencë janë të pranishëm edhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams. Ambasadori i BE-së u shpreh se ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se për çfarë fondesh kanë nevojë shqiptarët.

Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 985 milionë euro fatura e tërmetit bledi çuçi tragjedia e 26 nentorit 2019 985 milionë euro fatura e tërmetit bledi çuçi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll