Politike

"Bashkë kemi shëtitur çdo cep të Kryeqytetit"/ Manastirliu në podcast-in e Ramës: Ishte një zgjim se Tirana mund të bëhej

Gjatë intervistes në podcast ajo tha se pas takimit me Kryeminisrin në kohën që ai ishte Ministër i Kulutrës, filloj një rrugëtim i cili ishte një zgjim dhe shpresë që Tirana mund të bëhej dhe të transformohej.

5 Tetor 2025, 10:11 Nga E. D

"Bashkë kemi shëtitur çdo cep të

TIRANË - Ogerta Manastirliu ka deklaruar gjatë podcast-it “Flasim” i cili është një prodhim i kryeministrit Rama, se rrugëtimi i saj pranë Partisë Socialiste nisi si një zgjim që Tirana mund të bëhej. Manastirliu u shpreh gjatë podcast-it se u përfshi në Partinë Socialiste në periudhën kur ishte studente e fushës së kimisë. Gjatë intervistes në podcast ajo tha se pas takimit me Kryeminisrin në kohën që ai ishte Ministër i Kulutrës, filloj një rrugëtim i cili ishte një zgjim dhe shpresë që Tirana mund të bëhej dhe të transformohej.

Ish-ministrja tha se ishte një telefonatë nga shoqja e saj, e cila i bëri ftesën për të marrë pjesë në një organizim politik të PS-së, ajo që nisi rrugëtimin e saj në poltikë. Në fund, Manastirliu tha se kishte qenë gjithmonë ëndrra e saj për të ndjekur studimet për drejtësi, por në fund e gjeti veten te kimia pasi e shihte si një bashkim mes llogjikës dhe imagjinatës.

“Kisha një ëndërr. Drejtësia ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita që t’i fitoj studimet për drejtësia. Gjyshja ime më thoshte që mos i hidhëro i hidhëruar dhe mos u gëzo i gëzuar. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si bashkimin e dy elementeve, të logjikës dhe të imagjinatës. Arrita të përkthej në filozofinë se sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet në degën e kimisë më kanë dhënë shumë për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Që një reaksion të funksionojë duhet që të vendoset në balancat e duhura.

Ka qenë një degë, një përgatitje për një profesion për të nesërmen. Mendoja gjithmonë ta shikoja veten në një laborator, për të punuar për cilësinë e ajrit dhe të mjedisit. Gjithmonë më ka integruar dhe më ka pëlqyer që të punoj në një laborator. Mirëpo, para se të përfundoja studimet për kimi, më vjen një telefonatë nga një shoqja ime dhe më thotë se nëse do mund të vish në një organizim të PS, dhe nëse do që të jesh pjesë e këtij grupi të rinjsh për të mbledhur opinionet e qytetarëve. PS nuk mu duk një emër i panjohur, sepse gjyshja ime ishte një socialiste 24 karat. Pranova, dhe më thotë që të takohemi te Ministria e Kulturës.

Shkoj ishte një furgon i vogël, dhe shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Edi Ramën e njihja si ministër të Kulturës, i cili nuk ishte aspak sit ë tjerët me një shpirt rebelues. Mbërrij në furgon dhe atje mbërrini ju kryeministër, dhe atje filloi një rrugëtim tjetër. Ishte një zgjim, për të parë jashtë qendrës së Tiranës. Bashkë kemi shëtitur çdo cep të Tiranës, dhe atje kam parë realitetin në rrethinat e Tiranës. Ishte një hapje sysh, një zgjim dhe shpresë që Tirana mund të bëhej dhe të transformohej”, tha Ogerta Manastirliu./Dosja.al

ogerta manastirliu kryeministri edi rama podcast

Sondazh

Poll