5 Tetor 2025, 10:02
Nga E. D
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka rrëfyer historinë e saj jetësore në podcast-in “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama. Gjatë këtij podcast-i Manastirliu tha se jeta e saj i ngjasonte një trekëndëshi ku orientohej mes shtëpisë, shkollës dhe shtëpisë së gjyshes. Manastirliu u shpreh se ka qenë një nxënëse e mirë, ndërsa e përshkroi gjimnazin si periudhën më të vështirë për shkak të tranzicionit të atyre viteve.
Ish-ministria tha se pas studimeve në Itali, vendimin për tu kthyer në Shqipëri e mori vetë. Sipas saj vendi në atë periudhe ishte në një kaos të madh, ndaj ajo mendonte se duhet të kishte një rol për të bërë një ndyshim sado i vogël të ishte. Në fund Manastirliu pohoi se shkonte në shkollë me qese plastike, ndërkohë që nuk la pa përmendur as mësuesit, të cilët sipas saj kishin luajtur një rol të rëndësishmë në formimin e saj dhe i kishin ushqyer shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Jeta ime pak a shumë përshkon një trekëndësh të qytetit, mes shtëpisë, shkollës dhe shtëpisë së gjyshes. Ka qenë një fëmijëri e bukur. Shkolla më pëlqente shumë, nxënëse e mirë, pore dhe aktiviste e mirë. Gjimnazi ka qenë i mbushur, edhe pse në një kohë të vështirë. Brezi ynë jetuam një periudhë të vështirë, atë të viteve të tranzicionit, ku familjet morën vendime për ne. në moshën 14 vjecare vajta në Itali ku bëra studimet një vit në Liceun klasik aty, por kisha lidhjen me familjen dhe lidhjen me vendin.
Dëgjoja situatën në Shqipëri, kaosin pasigurinë, duket se kisha lënë një pjesë timen, mendoja se duhet të kthehesha, s’mund ta lija familjen time.Vendimin për tu kthyer im atë ma la ta marr vetë. U riktheve me ndjesinë se këtu kisha dicka që nuk shkonte, por kishte shumë arsye që duhet të isha këtu. U ktheva te Sami Frashëri, periudha ishte e vështirë. 1997 ishte një traumë e shoqërisë që ne na ka shenjuar si brez. Nisa të ndjej se duhet të kisha një rol sado të vogël. I besoj shumë ëndrave dhe transformimeve të mëdha por besoj se punët e vogla sjellin transformime të mëdha.
Mbaj mend se shkonim në shkollë me qese plastike, kishte pasiguri të madhe por që u transformua në forcë për ne. brezi ynë është I rritur pak para kohe. Kemi luajtur shumë, kemi qenë inovatorë edhe mjete rrethanore. Mbaj mend që edhe pse ishte 1997, patëm mundësi të kishim një hapje drejt një realiteti tjetër. Rol të madh në formimin tonë kanë mësuesit. Na kanë dhënë shpresë, pavarësisht asaj që po kalonim kishte mundësi që të gjenim dritën e shpresës, dhe ajo ishte ushqimi më I madh që ne na ka dhënë shkolla”, tha Manastirliu./Dosja.al
ogerta manastirliu edi ram a podcast
Politike
5 Tetor 2025, 09:53
E. D
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka rrëfyer për historinë e jetës së saj në podcast-in ‘Fla...
Politike
5 Tetor 2025, 09:45
E. D
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë podcast-it "Flasim" foli edhe ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, ku tha se Tirana mbeti pa kryeb...
Politike
5 Tetor 2025, 09:40
E. D
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i tij katër i tij fokusohet tek lirimi i hapësirave publike, i cili sipas t...
Politike
5 Tetor 2025, 09:38
E. D
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka hapur sezonin e pestë të podcast-it ‘Flasim’ i cili është prodhim i ve...
Politike
5 Tetor 2025, 00:04
TIRANË- Aktori dhe prezantuesi Florjan Binaj ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për kryetar bashkie të Tiranës. Me ana t&eum...
Politike
4 Tetor 2025, 22:14
M.L
Foto ilustruese
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, ku po ndjek nga afër ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Villareal...
Politike
4 Tetor 2025, 21:37
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me qytetarë dhe simpatizant&e...
Politike
4 Tetor 2025, 20:46
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pedagogu dhe analisti politik, Ermal Hasimja, një nga emrat që është përmendur gjerësisht në...
Politike
4 Tetor 2025, 20:43
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, u zhvillua sot një mbledhje e rëndësishme ...
Politike
4 Tetor 2025, 20:02
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi një fragment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili do t&eum...