Politike

Nga fëmijëria te korridoret e Operës dhe kandidimi për Bashkinë e Tiranës/ Manastirliu rrëfen historinë e saj në podcast-in ‘Flasim’: Nuk është e thjeshtë të flasësh për veten

Gjatë fjalës së saj socialistja tha gjithashtu se është e veshtirë të flasësh për veten dhe shumë më kollaj të flasësh për të tjerët.  Manastirliu tregoi edhe jetën e saj të vajzërisë dhe familje, ku theksoi se në atë familje mbizotëronte harmonia. 

5 Tetor 2025, 09:53 Nga E. D
Nga fëmijëria te korridoret e Operës dhe kandidimi për
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ogerta Manastirliu ka rrëfyer për historinë e jetës së saj në podcast-in ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Manastirliu tregoi për jetën e saj nga fëmijëria e deri tek kandidimi për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së saj socialistja tha gjithashtu se është e veshtirë të flasësh për veten dhe shumë më kollaj të flasësh për të tjerët.  Manastirliu tregoi edhe jetën e saj të vajzërisë dhe familje, ku theksoi se në atë familje mbizotëronte harmonia. 

"Është jo e thjeshtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët. kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë. Mamaja valltare në TKOB, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia, por në atë harmoni dhe simbiozë kemi lindur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth. Familja jonë ka qenë e madhe, jam rritur mes dy gjysheve të mia, dajave, hallave…

Një familje e madhe që më ka mësuar se sit ë duash njerëzit dhe të marrësh shumë dashur, që më ka mësuar dhe më ka dhënë shumë dashuri. Në fëmijërinë time kujtoj që një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e TKOB. Kam ndenjur gjithmonë dhe kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të dhënë një performancë.

Unë mes valles dhe Operës zgjidhja gjithmonë këtë të dytë, më ndiqte gjithmonë një model që ishte Suzana Kurti. Mendoja se një ditë do të bëhesha një artiste. Mami im nuk më ka shtyrë që të jem artiste, por më thoshte që në art duhet të përpiqesh fort. Mbaj mend nga TKOB, vokalistët, balerinët që vraponin nëpër korridore, kostumografinë, më pëlqenin shumë kostumet tradicionale”, tha Ogerta Manastirliu./Dosja.al

 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll