Politike

"Nuk është aksion por mision"/ Rama: Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike

Duke folur në podcast-in “Flasim”, Rama tha se në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet dhe se muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar.

5 Tetor 2025, 09:40 Nga E. D
"Nuk është aksion por mision"/ Rama: Mandati i katërt
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i tij katër i tij fokusohet tek lirimi i hapësirave publike, i cili sipas tij është një mision dhe jo një aksion. Duke folur në podcast-in “Flasim”, Rama tha se në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet dhe se muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Ai shtoi se edhe në plazhin e Durrësit do të bëhen ndyshime rrënësore dhe se shëndetësia do të futet në një etapë tjetër zhvillimi.

“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati.

Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha Rama./Dosja.al

edi rama podcast hapësirave

Sondazh

Poll