Politike

Flet për Veliajn, Rama: Tirana mbeti pa kryebashkiak, kush diskuton vendimin e Begajt s’njeh ligjin

Kreu i PS-së tha më tej se janë hapur 28 kapituj të negociatave me BE-në dhe se pritet që vitin e ardhshëm të bëhet mbyllja e tyre. Në fund kryeministri Rama tha është bërë një marrëveshje e re me me Politeknikun për të ofruar mundësi pune për brezit e ri.

5 Tetor 2025, 09:45 Nga E. D
Flet për Veliajn, Rama: Tirana mbeti pa kryebashkiak, kush diskuton
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë podcast-it "Flasim" foli edhe ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, ku tha se Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë dhe një proces me standarte të dyshimta. Rama gjithashtu theksoi se kush diskuton mbi vendimin e presidentit Begaj nuk e njeh ligjin, ndërkohë shtoi se qytetarët e Tiranës do duhet të presin datën 9 nëntor për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të kryeqytetit.

Kreu i PS-së tha më tej se janë hapur 28 kapituj të negociatave me BE-në dhe se pritet që vitin e ardhshëm të bëhet mbyllja e tyre. Në fund kryeministri Rama tha është bërë një marrëveshje e re me me Politeknikun për të ofruar mundësi pune për brezit e ri. Sipas tij deri më tani OSHE ka krijuar mbi 300 mundësi punësimi.

"Shqipëria e la stafetën Danimarkën për Samitin e komunitetit politik europian. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nismin me mbylljen e kapitujve. Këtë javë celëm një marrëveshje të re me Politeknikun për punën praktike të brezit të ri. OSHEE ka krijuar deri tani mbi 300 mundësi punësimi.

Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në tiranë janë të jashtëzkonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.

Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit,  këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi macabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec," tha Rama./Dosja.al

edi rama zgjedhje podcast

Sondazh

Poll