Politike

"Aktet e saj ngjiten në nivelet e krimeve kundër njerëzimit"/ Berisha paralajmëron: Mund të përgatisim një dosje për gjykatën ndërkombëtare për Manastirliun

Ai thekson se, megjithëse për drejtësinë shqiptare këto nuk përbëjnë vepër penale, PD-ja do të ndjekë këtë çështje në nivel ndërkombëtar, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për abuzimet e regjimit aktual.

4 Tetor 2025, 14:13 Nga DOSJA
"Aktet e saj ngjiten në nivelet e krimeve kundër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Kryesisë tha se PD mundë të përgatitë një dosje për gjykatën ndërkombëtare për Manastirliun. Gjatë fjalës së tij Berisha denoncoi aktet makabre dhe keqmenaxhimin e theksuar në sektorin shëndetësor, ku pacientët janë lënë pa trajtim adekuat, me ilaçe të skaduara dhe aparatura të prishura për muaj të tërë. 

"Ndaj dhe unë u ftoj të përqendrohemi në një përgjigje. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se përpara nga organizata kriminale e PS është një nga eksponentët më kryesorë të krimit, që me qëndrimet e saj u garantoj se jo në Shqipëri, dhe do ta konsiderojmë këtë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare, pasi janë lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, ka akte makabre, janë lënë muaj të tërë aparaturat e prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave maksimumi.

Pra, janë shumë akte që për Altin Troplinin nuk përbëjnë vepër penale, por për konventat ndërkombëtare janë akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit. Ndaj dhe ne do i konsiderojmë... nuk mund të them se duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin edhe e meriton plotësisht si një qëndrim ndaj këtij regjimi," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll