Politike

“Kishte 7 akuza ndaj meje nga i njëjti person”/ Habit deputeti Alket Hyseni: Prokuroria nuk më hetoi!

5 Shkurt 2020, 06:30 Nga DOSJA
“Kishte 7 akuza ndaj meje nga i njëjti person”/ Habit deputeti

Tiranë-Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitix” në Report Tv foli për paketën “Anti KÇk” që qerveria ka vënë që prej të hënës në zbatim, për goditjen e “kokave” të krimit të organizuar.  Gjatë një debati me gazetarin Elton Qyno, deputeti u shpreh se ndaj tij  ka pasur 7 akuza por asnjëherë nuk është hetuar nga Prokuroria.

“I kam kërkuar gjykatës dhe prokurorisë të më hetojnë por s’më hetuan. Kisha 7 akuza ndaj meje nga i njëjti person dhe nuk jam hetuar. Mos hajdeni këtu me akuza kafeneje”, u shpreh ai.

Paketa ‘Anti-KÇK’ hyri të hënën në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Ditën e djeshme akisoni u vijua me dërgimin e formularëve Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas. Po kështu iu sekuestruan pasuritë:  M. Doçajt; Marin Bletës; Ardian Doçit; Artan Doçit; Aldo Majnishta dhe Gentian Filiqit.

Procedura:

200 subjekteve do t’u dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme. Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alket hyseni anti-kçk-ja zbret në terren alket hyseni anti-kçk-ja zbret në terren

Sondazh

Poll