“Ejani të njihni peshqit e vërtetë”, shtyhet gjyqi ndaj Arbër Çekajt, biznesmeni shtron kërkesën për ambasadat: Fars
5 Shkurt 2020, 11:51Nga DOSJA
TIRANË– Seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Dosja.almëson se shkak për këtë shtyrje është bërë kërkesa e vetë Çekajt, të akuzuarit për 613 kg kokainë në Maminas, i cili ka kërkuar që prezent në sallë të jenë përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane.
Referuar deklaratës së ish-ambasadorit Donald Lu, i cili e quajti Çekajn ‘peshk të madh’, pronari i biznesit të bananeve ka kërkuar që të jenë prezentë, në mënyrë që të shikojnë se kush janë ‘peshqit’ e vërtetë të mëdhenj. “Drejtuesi i ambasadës amerikane më ka konsideruar peshk të madh, duke iu referuar të dhënave të prokurorisë. Kërkoj që e nderuara ambasadë të jetë e pranishme për të kuptuar se kush është peshk i madh dhe kush jo. Kush merret me kokainë e kush me banane. Meqë kanë investuar shumë në SPAK,”- tha Çekaj përpara trupës gjykuese.
Seanca e kaluar, u shty për shkak të mungesës së njërës prej anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtares Ilirjana Olldashi. Ndërkohë, Arbër Çekaj i ka kërkuar KLP-së që të marrë masë displinore dhe të shkarkojë prokurorin e dosjes së tij, Ervin Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet ,pasi ka inate personale me të, ngaqë është malok, ndërsa vetë Kondili tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përditë gra të shumta denoncojnë dhunën, ose duke kërkuar si fillim urdhër mbrojtjeje ose duke njoftuar policinë. Por dhunë nuk ushtrojnë vetëm bur...
Tiranë- Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi akuzohet për dy plagosje të ndodhura në muajin gusht të vitit të kaluar. Sipas Policisë 47-v...
SHQIPËRI– Dhjetëra qytetarë, banues në Sukth dhe Durrës kanë dalë sot të protestojnë përpara godinës së Bashkisë së Durrësit, pasi ende nuk kanë marr...
DURRES- Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Lul Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të OFL. Avokat...
Dosja.al zbulon se një nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit, Emiljano Hysenaj, për të cilin u dha njoftimi nga OFL se është subjekt i paketës Anti-KCK, nd...
TIRANË- Dita e tretë e operacionit Forca e Ligjit ka në shënjestër tri emra të njohur dhe të dyshuar për lidhjen me krimin. OFL njoftoi se iu është dërguar...