Aktualitet

I dënuar me 11 vite burg për mashtrim/ Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, kapet tek ‘Komuna e Parisit’ (EMRI)

5 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA
I dënuar me 11 vite burg për mashtrim/ Arrestohet 50-vjeçari

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 50-vjeçarin, Përparim Kovaçi pasi është i dënuar nga gjykata me 11 vite burg për mashtrim. Policia njofton se 50-vjeçari u kap në zonën e “Komunës së Parisit”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”. 50-vjeçari i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë. Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, lokalizoi, kapi dhe ndaloi, shtetasin: – Përparim Kovaci, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg. Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjeçari i dënuar me 11 vite burg përparim kovaci arrestohet 50 vjeçari i dënuar me 11 vite burg përparim kovaci

Sondazh

Poll