Politike

Punonjësi i Burgut të Peqinit e kallëzoi për shpifje Flamur Nokën, GJKKO pushon çështjen ndaj demokratit

Gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme dhe vendosi pushimin e çështjes, ndërsa palët kanë të drejtën të ankohen.

3 Tetor 2025, 16:00 Nga E. D
Punonjësi i Burgut të Peqinit e kallëzoi për shpifje Flamur
Flamur Noka

TIRANË- GJKKO ka pushuar çështjen e denoncimit ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, që ishe denoncuar para zgjedhjeve të 11 majit. Noka u akuzua nga Polici i burgut, Gjergj Vishkulli, për shpifje në lidhje me denoncimin që demokrati bëri më 8 maj se një grup policësh të Burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë elektorale për shtabin e kandidates, aktualisht deputete e PS, Sara Mile dhe grupit të Suel Çelës në Elbasan. Gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshme dhe vendosi pushimin e çështjes, ndërsa palët kanë të drejtën të ankohen.

Njoftimi i GJKKO:

I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;

2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.

3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin  Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “- Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht. 2. Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.

-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese./Dosja.al

flamur noka

Sondazh

Poll