Politike

Berisha: Kukulla e Xhorxh Sorosit u tall me presidentin e SHBA duke treguar se është kloun ndërkombëtar

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama përdori Samitin Europian për të tallur Ramën, ndërsa e vazhdoj këtë edhe përgjatë deklaratave të tij në media.

3 Tetor 2025, 13:06 Nga E.d
Berisha: Kukulla e Xhorxh Sorosit u tall me presidentin e SHBA duke treguar se
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë Samitit Politik të Bashkimit të Europës. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama përdori Samitin Europian për të tallur Ramën, ndërsa e vazhdoj këtë edhe përgjatë deklaratave të tij në media.

Berisha tha se ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Berisha deklaroi se me 1 shator 2025, Edi Rama tha se askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por beson se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën.

"Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata. Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.

Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës. Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është. Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është. Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë. Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll