Politike

"Ndërtuesi u kishte bërë të fortin inspektorëve"/ Rama tregon rastin: Një grua bëri denoncim se dera e ballkonit e nxirrte në rrugë

Ndër të tjera Kryeministri tha se ndërtuesi iu kishte bërë të fortin edhe inspektorëve.

3 Tetor 2025, 13:27 Nga E. D
"Ndërtuesi u kishte bërë të fortin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për shtyp tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë rezultonte ndryshe. Sipas kryeministrit godian jo vetmën që nuk ngjante me pamjet në fotografi, por ishte edhe e shëmtuar. Rama gjithashtu tha se ndërtuesi iu kishte bërë të fortin edhe inspektorëve. 


 “Dhe kur shkojnë paguajnë ndërtuesi, se kisha një rast konkret para dy ditësh me një karagjoz. Ndërtuesi i tregon projektin dhe shikon njeriu mblidhet gjitha familja e sheh projektin gjithë gëzim, projekti shkëlqen me pemë e ndriçim dhe paguan. Kur shkon atje, ajo godina nuk ngjan me atë që ka parë në fotografi. Është e shëmtuar, e dyta, futet brenda dhe nuk merr dot hipotekën sepse ai ndërtuesi ka shkelur të gjitha kushtet e lejes. Se do t’i marrë me vete në varr ato metrat katror që ka bërë.

Kjo është kostoja që më intereson, jo se do t’i rritet x e y se do të bëjë shtesa. Se nuk i dalin 100 vila, do të bëjë dhe 20 pa leje. Para dy ditësh fola me njërin, e mora vetë se kishte bërë edhe të fortin inspektorëve, ia kishte shitur apartamentin një zonje me ballkon. Nuk kishte ballkon. Ajo me të drejtë thoshte ja ku është, kishte bërë denoncimin. Ma çoi edhe mua, ja ku është çfarë kam blerë, një godinë me tre kate dhe në të parin me ballkonin dhe ja cfarë kam marrë, një godinë me bubuxhela se kështu iu them atyre kondicionerëve që i vënë nëper fasada.

Do t’ia heqim të tërë kondicionerët në fasada, ata që janë akoma në proces. Dhe ia kishte nxjerrë apartamentin në rrugë. Derën e ballkonit, ia kishte  bërë derë për të dalë nga shtëpia në rrugë. Këto janë kostot që kam merak unë. Jo të atij tipit që o do të bëj ballkonin ose do të hyjë në listën e zezë,”, u shpreh Rama./Dosja.al

e. d

Sondazh

Poll