Politike

A e priste FBI në aeroport apo nuk i dhanë vizë?/ Berisha: Di që Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA

Gjatë një konference për mediat, ai tha se Rama është i rrethuar nga grupet e drogës dhe ato kriminale.

3 Tetor 2025, 13:31 Nga E.d
A e priste FBI në aeroport apo nuk i dhanë vizë?/ Berisha: Di
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se Rama ka anulluar të gjitha përgaditjet që kishte bërë për takimet në SHBA, ndonëse nuk ka dhënë një shpjegim për këtë. Gjatë një konference për mediat, ai tha se Rama është i rrethuar nga grupet e drogës dhe ato kriminale.

Sipas Berishës kjo që bën Rama tregon një korrupsion masiv në vend. Gjithashtu ai tha se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin e kanë bërë kundrejt pagesës ndaj zyrtarëve të lartë.

 

"Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate. Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre. Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.


Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.
E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.
I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera. Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani." tha Berisha./Dosja.al

 

pd sali berisha edi rama

Sondazh

Poll