Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë, ja cilat janë dy pikat e diskutimit

Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe do të ketë dy pika kryesore në rend dite. Sipas njoftimit të shpërndarë për anëtarët e Kryesisë, pika e parë ka të bëjë me një informim nga grupi i punës lidhur me ecurinë e bisedimeve me aleatët për çështjen e përfaqësimit në zgjedhjet e ardhshm lokale.

3 Tetor 2025, 15:50 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë, ja
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhjeje të Kryesisë, ku priten diskutime për zgjedhjet e pjesshme. Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe do të ketë dy pika kryesore në rend dite. Sipas njoftimit të shpërndarë për anëtarët e Kryesisë, pika e parë ka të bëjë me një informim nga grupi i punës lidhur me ecurinë e bisedimeve me aleatët për çështjen e përfaqësimit në zgjedhjet e ardhshm lokale.

Ndërsa pika e dytë do të përqendrohet në diskutime dhe vendimmarrje për organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë që do të përfshihen në zgjedhje. Deri tani si kandidat të mundshëm të opozitës kanë qarkulluar tre figura si Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot në orën 16:30 strukturat e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 9 Nëntorit. Të pranishëm në takim pritet të jenë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll