Politike

Mediat amerikane publikojnë foton e Ramës me McGonigal/ Berisha: Foto u bë kur McGonigal bënte gjuetinë kundër presidentit Trump!

Gjatë një konference për shtyp Berisha tha, se përmes rrjeteve sociale u rikujtua edhe një herë se nga zyra e Ramës u paguan 225 mijë dollarë.

3 Tetor 2025, 13:25 Nga E.d
Mediat amerikane publikojnë foton e Ramës me McGonigal/ Berisha: Foto
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se mediat amerikanë kanë publikuar fotot ish-kryeagjentit te FBI-së, McGonigal në zyrën e Ramës. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se përmes rrjeteve sociale u rikujtua edhe një herë se nga zyra e Ramës u paguan 225 mijë dollarë.

Berisha akuzoi edhe bashkëpuntorët e Ramës si Altin Dumani dhe Dorian Duçka. Sipas tij kreu i qeveroisë Edi Rama dhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë janë të përfshirë në aferën McGonigal. Në fund Berisha deklaroi se ky është një skandal ndërkombëtar korruosioni, ku Rama duhet të japë shpjegim.

"Ky njeri që shprehet publikisht në këtë mënyrë, pasi kllounada e tij u bë botërore, pasi mediat i kërkuan Shtëpisë së Bardhë të prononcohen. Mbrëmë në darkë, pasi përqeshi gjithë ditën arritjen e paqes në Kaukaz të presidentit Donald Trump, kukulla e Xhorxh Sorosit shkruan: E vërteta është që presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën paqe në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Pra, mbani mend pak Bledin, por tani fjalën paqe e riktheu në fjalor pas kaq vitesh në Perëndim presidenti Donald Trump.

Pyetja ime për çdo shqiptar është: a mund t’u përfaqësojë ju një kloun i shpifur si ky? I turpshëm, ordiner... Mediat amerikane publikuan dje fotot e ish-kryeagjentit të zbulimit të SHBA, McGonigal në zyrë me Ramaduron në kohën kur ai bënte gjahun kundër presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2017. Rrjetet sociale rikujtuan se nga zyra e Edi Ramës u paguan 225 mijë dollarë,i korruptuari, në mos edhe më shumë, agjenti i paregjistruar i Kinës, Eye One, dhe vetë Rama në atë vorbull, paraqitën pra, rikthyen edhe njëherë krimin e shëmtuar të korruptimit të kryeagjentit, të kryezbuluesit të SHBA, McGonigal.

Altin Troplini, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, por burime thonë se ai ka pasur lidhje edhe me McGonigalin, por unë këtë nuk e kam të provuar, ai e ka mohuar, ka thënë jo. Të tjerë thonë se janë zhvilluar takime në Dumre, pikërisht për këto qëllime. Por nuk kanë rëndësi këto, rëndësi ka që ky i papapërgjegjshëm, në një rast skandali ndërkombëtar korrupsioni, mbyll dosjen dhe nuk guxon të thërrasë Edi Ramën. Nuk guxon t’i japë atë që meriton Dorian Duçka, i cili të dhënat më sensitive të FBI-së i mori nga McGonigal dhe ia dërgoi palës kineze. Për Altin Troplinin kjo nuk ka rëndësi." tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll