Politike

Rama flet për ndërhyrjet në Drejtësi: Do merrem prap me gjyqtarët për çështje të interesit publik

Ndër të tjera Kryeministri theksoi se nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje. 

3 Tetor 2025, 13:10 Nga E. D
Rama flet për ndërhyrjet në Drejtësi: Do merrem prap me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë me gazertarët u shpreh se është marrë me gjyqtarë të caktuar, pasi ka marrë denoncime nga qytetarë dhe theksoi se do të merret prap me to për çështje të interesit publik. Duke folur për ndërtimet pa leje Rama tregoi edhe rastin e një familje që ishin të detyruar të kalonin nëpër lokale, pasi rruga midis dy pallateve për të dalë në rrugën kryesore ishte zënë. Ndër të tjera Kryeministri theksoi se nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje. 

“E para, unë jam marrë me ta dhe do merrem prapë me ta për një çështje të interesit publik. Është edhe çështje personale, sepse ata të unionit, janë ata që kërkojnë rritje pagash. U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema enatyrale e çdo shteti, e piramidës së pagave, për t’i dhënë fuqi gjkyatësve dhe prokurorëve. janë më të mirëpaguarit në rajon. Por ato nuk nuk mund të jenë mbi presidentin.

Ata nuk duhet të jenë gjithnjë më lart, jo. Këta janë ata të unuionit. U shqetësuan ata. Në momentin kur qytetarët denoncojnë, kemi këtë këtu, na kanë zënë rrugën. Ishte zëna rruga midis dy pallateve, për të dalë në rrugën kryesore, ata duhet të dilnin nëpër lokale. Ata me të drejtë thonin, ja, shiko, u korruptuat. Kalonin mes lokaleve. Tani, mos të flas fare? Ata ma dhanë mua votën 83 mandate, që të rrijë zaptuesi akoma atje? Si merret masë sigurie për ndërtim pa leje? Është interes publik, por edhe personal, në raport me qytetarët.

Është e vetmja mënyrë që unë kam gjetur. E di shumë mirë, nuk është normale, por çfarë të bëj? Të pres inspektorin e drejtësisë? Po kur shkelin në këmbë populli, i paguan populli ata, si frëngu pulën. I kemi dhënë pavar1%sinë që nuk e kanë pasur që nga 1912. Nuk duhet të ketë masë sigurie për ndërtim pa leje. Nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll