Politike

"Është një pyetje frigoriferi"/ Rama kapet me pyetjen e gazetarit: Berisha e bëri Bathorën mrekullinë e 8 të botës

Gjatë konferencës për gazetarët, Rama e ka quajtur këtë pyetje frigoriferike, duke theksuar se menaxhimi i hapësirave publike është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga Partia Demokratike.

3 Tetor 2025, 13:06 Nga I.A
"Është një pyetje frigoriferi"/ Rama kapet me pyetjen e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministriit Edi Rama nuk i ka pëlqyer pyetja që gazetari Klajdi Bodlli i ka bërë, se cila është bashkia që ka dështuar për menaxhimin e hapësirave publike. Gjatë konferencës për gazetarët, Rama e ka quajtur këtë pyetje frigoriferike, duke theksuar se menaxhimi i hapësirave publike është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga Partia Demokratike. Rama vijoi më tej, duke thënë se Berisha ishte ai që e ka quajtur Bathoren si mrekullinë e tetë e botës, pasi është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje.

“Është një pyetje prapë frigoriferi se nuk bëhet fjalë se ka dështuar një bashki apo disa. Ky është një kancer i futur në trupin e Shqipërisë nga PD e Shqipërisë, që të jemi të qartë. Edhe udhëheqësi legjendar që thoshte se Bathorja është mrekullia e tetë e botës se është qyteti i parë në historinë e botës i ndërtuar pa leje. Është fjalim historik elektoral. Nuk është një, dhe që thoshte se në Lanë po ndërtojmë Zvicrën shqiptare. Ky kancer është luftuar në vijimësi dhe është fiksimi im ky kancer që kam filluar ta luftoj që ditën e parë, por çfarë ka ndodhur është tkurrur por nuk është shëruar. Pra, nuk jemi sot në kushtet që të jemi të qartë se shumë kush është kjo histori akoma. Kjo është pjesë e një procesi se nuk jemi në kushtet kur vetëm, nga Lana kemi hequr 132 mijë ton mbetje inerte vetëm nga dy rripat e Lanës. Sot nuk jemi në këto kushte, sot janë struktura të çmontueshme. Ka edhe pa leje por janë bërë kate pa leje por janë të gjitha të sekuestruara dhe në bazë të ligjit, janë detyruar t’u blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye. Edhe këtë parablerjen e hoqëm tani. Kush bën të re nuk do të jenë në gjendje të marrë njerëzit e tij si Hamasi. Tani konfiskohen. 4 mijë e kusur metra te syri i Tiranës është bërë kontrata do t’i marrë shteti”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll