Aktualitet

Tentonin të kalonin kufirin grek ilegalisht, arrestohen katër persona në Kapshticë, njëri prej tyre i shapllur në kërkim dhe i dënuar për dhunë në familje

Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dhe kishtë qenë i dënuar më parë, nga Gjykata e Elbasanit me 16 muaj burg për dhunë në familje.

3 Tetor 2025, 12:55 Nga E.d
Tentonin të kalonin kufirin grek ilegalisht, arrestohen katër persona
Foto ilustruse

KORÇË - Katër persona janë arrestuar në Kapshticë pasi po tentonin të kalonin kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale dhe po ktheheshin në Shqipëri. Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dhe kishte qenë i dënuar më parë, nga Gjykata e Elbasanit me 16 muaj burg për dhunë në familje.

Policia ka arrestuar personin e shapllur në kërkim dhe ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerët. Mbi tre personat rëndon vepra penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Të tre personat janë banues në Korçë.

Njoftimi i Policisë

U kap në hyrje të Shqipërisë dhe u vu në pranga A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “dhuna në familje”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga Policia e Elbasanit”, bëri me dije policia.  

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për F. T., 57 vjeç, banues në Korçë, B. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Melçan dhe V. I., 28 vjeç, banues në Korçë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

 

 

 

gjykata e elbasanit greqi arrest

Sondazh

Poll