Politike

“Korrupsioni po gërryen themelet e shoqërisë”/ Basha publikon takimin me delegacionin e KiE: Vota e lirë, garanci për d

4 Shkurt 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Korrupsioni po gërryen themelet e shoqërisë”/ Basha

TIRANË– Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë blu delegacionin e KiE. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Shqipëria e ka jetike mbështetjen nga partnerët, në një kohë që, sipas kreut të opozitës, ndodhet në një krizë të thellë. Sipas Bashës rruga “për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane”. Nga ana tjetër , lideri demokrat ka paralajmëruar sërish zgjedhje të parakohshme.

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë. Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”, shkruan Basha.

Më herët, lideri i PD-së takoi sot edhe kreun e PE, Sassoli dhe delegacionin e KiE, me të cilin ndau pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu Basha priti në zyrë edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ku pas takimt tha se të gjitha takimet e sotme po bëhen për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe zhvillimi.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon delegacionin e kie lulzim basha basha takon delegacionin e kie lulzim basha

Sondazh

Poll