Politike

Ambasadorja Yuri Kim shkon në selinë e PD-së/ Takohet me Bashën, lideri demokrat: Gjithçka po bëhet për daljen e vendit n

4 Shkurt 2020, 14:02 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim shkon në selinë e PD-së/ Takohet me

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim,  zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, në selinë e PD-së.

Takimi u bë në kuadër të  prezantimeve dhe diskutimeve që po bën ambasadorja Yuri Kim me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri.

Pas këtij takimi Basha tha se të gjitha takimet e sotme po bëhen për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe zhvillimi. Lideri demokrat paralajmëroi se dita nuk ka mbaruar dhe se do të ketë plot zhvillime dhe lajme, duke mos bërë të qartë se çfarë do të bëhet konkretisht.

“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, në një reagim tjetër në Facebook, Basha thekson se i ka garantuar ambasadores Kim angazhimin serioz për zgjidhjen e krizës politike. Më tej, kreu i PD shton se SHBA do të vazhdojë të jetë në krah të popullit shqiptar, siç ka bërë edhe më parë.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik. E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrdhënieve të shkëlyqera mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.

Lideri i PD-së takoi sot edhe kreun e PE, Sassoli dhe delegacionin e KiE, me të cilin ndau pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim yuri kim takon bashen lulzim basha yuri kim yuri kim takon bashen

Sondazh

Poll