Politike

Basha takim me Presidentin e PE, kreu i PD-së: Po bëjmë gjithçka për hapjen e negociatave, pavarësisht krizës së thellë

4 Shkurt 2020, 12:40 Nga DOSJA
Basha takim me Presidentin e PE, kreu i PD-së: Po bëjmë

Tiranë- Kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha ditën e sotme ka pritur në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, me të cilin njofton se ka ndarë pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Basha shprehet  se opozita e bashkuar pavarësisht krizës së thellë që po kalon vendi, është e angazhuar dhe po bën gjithçka për aspiratën e qytetarëve shqiptarë që është hapja e negociatave me BE-në.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë. I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

David Sassol një ditë më parë mbajti një fjalim në kuvendin shqiptar, ku u foli për integrimin në BE, duke thënë se ka një ngadalësim, por nuk duhet të merret si një jo. Po ashtu AI tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e unionit dhe të gjithë të rinjtë t’i shikojnë njësoj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli ne tirane lulzim basha david sassoli ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll