Politike

“Ia bëri vetes”/ Audituesi krah Bashës, KLSH: Nga sot s’është më punonjësi ynë, dha dorëheqjen

4 Shkurt 2020, 17:44 Nga DOSJA
“Ia bëri vetes”/ Audituesi krah Bashës, KLSH: Nga sot

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka reaguar menjëherë, pasi audituesi Brenton Kotorri u shfaq sot krah kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke thënë se ai ka paraqitur sot dorëheqjen.

Në reagimin e KLSH thuhet se ditën e sotme, Kotorri ka paraqitur kërkesën për largimin nga puna, por duhet të priste deri sa të miratohej për t’iu bashkuar Partisë Demokratike.

NJOFTIMI I PLOTË I KLSH:

Në disa media online dhe në shtypin e shkruar të ditës së sotme ka qarkulluar një lajm lidhur me praninë e një audituesi të KLSH-së, B.K., në krah të liderit të opozitës. Dëshirojmë të informojmë publikun që në mbështetje të Ligjit “Për organizimin dhe funksionim e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 4 “… KLSH është një organ i depolitizuar dhe i departizuar”, si dhe në Kodin e Etikës të Institucionit, neni 14.1 :

Punonjësit që ushtrojnë funksione audituese të KLSH-së nuk lejohet të marrin një mandat politik, as të jenë anëtarë aktivë të ndonjë organizate apo partie politike si dhe nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike ose me karakter tregtar. Përjashtohen nga kufizimi mësim dhënia, botimet dhe veprimtaritë kulturore apo sportive me kusht që këto aktivitete të mos dëmtojnë dinjitetin e institucionit dhe të mos cënojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e tij”, reagimi i medias është i drejtë sepse audituesi B.K. duhet të kishte pritur që dorëheqja e tij të ishte konfirmuar nga Kryetari i KLSH-së, përpara se z.B.K. të ndërmerrte angazhime të këtij lloji.

Informojmë gjithashtu se dorëheqja e z. B.K. u pranua sapo u paraqit në datën 04/02/2020 dhe mbështetur në Vendimin nr. 171/2, datë 04/02/2020, z.B.K. nuk është më punonjës i KLSH-së.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brenton kotorri lulzim basha brenton kotorri lulzim basha

Sondazh

Poll