Politike

Nuk pranuan të monitorojnë zgjedhjet e 30 qershorit/ Kongresi i Autoriteteve Lokale të KiE viziton Tiranën, sot takim me Pre

4 Shkurt 2020, 09:13 Nga DOSJA

TIRANË– Delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas burimeve, Delegacioni po viziton Tiranën me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ku edhe do të mbajnë një takim ditën e sotme në ambientet e Presidencës.
Kjo është hera e parë, që pas kaq shumë vitesh një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kujtojmë që Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Kjo vizitë në kryeqyetin shqiptar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, vjen menjëherë pas publikimit të shumë rasteve, ku një numër i konsiderueshëm i kryebashkiakëve u evidentuan me precedentë penalë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i kie viziton tiranen ilir meta kie kongresi i autoriteve lokale të kie takim ne tirane delegacioni i kie viziton tiranen ilir meta kie kongresi i autoriteve lokale të kie takim ne tirane

Sondazh

Poll