Politike

Ish-ministri Ditmir Bushati flet për “Financial Times”: Me këto ritme, BE rrezikon të humbasë rajonin

4 Shkurt 2020, 12:05 Nga DOSJA
Ish-ministri Ditmir Bushati flet për “Financial Times”: Me

TIRANË– Në një artikull kushtuar Shqipërisë “Financial Times” ka shkruar për rrugën e saj drejt integrimit.

Përmes titullit “Shqiptarët pyesin nëse BE do t’i mirëpresë ata ndonjëherë”, FT ka analizuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht Shqipëria dhe Ballkani,  ku autorja e shkrimit Valerie Hopkins ka biseduar me aktorë të ndryshëm politikë në vend.

Në bisedën me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Hopkins ka folur edhe për perspektivën europiane të vendit dhe sfidat me të cilat përballet ajo.

Bushati shprehet se ekziston rreziku që BE të mund të humbë rajonin. Ndërsa ekziston një ndjenjë e dukshme se një tjetër epokë po agon në Ballkan, por askush nuk e di si do të jetë ajo.

“Tani jemi në  vitin 2020,  kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe ende nuk jemi vend anëtar i BE-së. Pak a shumë katër dekada kemi qenë nën komunizëm. Me këto ritme ekziston rreziku që BE mund të humbë rajonin. Kina është e qartë dhe po zgjeron ndikimin e saj në mënyrë të butë dhe të qëndrueshme”.-ka thënë Bushati.

Në artikullin e gazetës ‘Financial Time’ thuhet se Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit por, tërmeti diplomatik ishte ai i vetos së presidentit francez Emmanuel Macron në tetor, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa më tej shtohet se në vendet e Ballkanit thuhet se nëse nuk po futen dot vetë, qytetarët do hyjnë në BE një e nga një. Dhe kjo po ndodh, pasi vendet e rajonit kanë humbur së bashku 400 mijë qytetarë në moshë pune në 5 vitet e shkuara sipas të dhënave të një studimi të fundit të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati financial time valerie hopkins ditmir bushati financial time valerie hopkins

Sondazh

Poll