Politike

Takimi me Bashën në selinë e PD-së/ Ambasada e SHBA: Yuri Kim nxiti palët të përfundojnë kodin zgjedhor

4 Shkurt 2020, 16:10 Nga DOSJA
Takimi me Bashën në selinë e PD-së/ Ambasada e SHBA: Yuri

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të Yuri Kim me liderin demokrat Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA shprehet se ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Gjatë takimit me Bashën, Yuri Kim konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.

Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA-së.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba lulzim basha yuri kim yuri kim takon bashen ambasada e shba lulzim basha yuri kim yuri kim takon bashen

Sondazh

Poll