Politike

“A është diskutuar për zgjedhje të parakohshme?/ Balla pas takimit me Kie: Presidenti të dekretojë datën për Durrësin

4 Shkurt 2020, 16:31 Nga DOSJA
“A është diskutuar për zgjedhje të parakohshme?/ Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas takimit me delegacionin e KiE ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në qershor të vitit 2021, ndërsa ato vendore më 2023. Balla tha se kanë disktuar për organet e qeverisjes vendore, të cilat sipas tij kanë përmirësuar shërbimet.

Gjatë një deklarate për mediet, Balla tha se tashmë Durrësi, Shkodra e Vora duhet të kenë kryebashkiakë. Lidhur me këtë, ai tha se do t’i kërkojnë Presidentit të vendit, Ilir Meta, të dekretojë sa më shpejt datën për zgjedhje në këto tri bashki, në mënyrë që të zgjidhen kryebashkiakët e rinj.

“Disktuam për organet e qeverisjees vendore, të cila kanë përmirësuar shërbimet. Pjese e diskutimit ka qëne dhe fakti se për 3 kryebashkiakë mandate ka mbaruar. Folëm dhe për situatën e Durrësit dhe Vorës. I kushtuam vëmendje bashkisë së Shkodrës.Duam që Durrësi, Shkodra e Vora të kenë kryetarë bashkie. Për Durrësin dhe Vorën jemi në kushte të vështira.  Presidenti Meta duhet të dekretojë datën për Durrësin”, u shpreh Balla.

Keni disktuar  për zgjedhje të parakohshme?

Balla: Zgjedhjet parlamentare janë në qershor të vitit 2021, ndërsa vendoret janë qershor të vitit 2023. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delegacioni i kie viziton tiranen taulant balla delegacioni i kie viziton tiranen taulant balla

Sondazh

Poll