Politike

Paketa “anti-KÇK”, ‘mollë sherri’ PD-PS/ Rama: Krimin e duan për audiencë, ne u bazuam te Italia dhe Anglia. Gjata:

4 Shkurt 2020, 09:11 Nga DOSJA
Paketa “anti-KÇK”, ‘mollë sherri’ PD-PS/

TIRANE- Debati politik mes opozitës dhe qeverisë për më shumë se 48 orë ka në fokus paketën “Anti- KÇK”.Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat dhe kritikët për paketën e cila është vënë në zbatim që prej ditës së djeshme. Në një postim në Tëitter Rama shprehet se analistët e komentatorët që i kundërvihen kësaj pakete, e duan krimin për audiencë kundër qeverisë. “Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”, shprehet Rama në Tëiter.

Më tej, kryeministri thotë se ligji është bazuar në modelin italian dhe atë Britanik. “Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin. Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët” shkruan Rama.

Disa orë më vonë, Partia Demokratike përmes Çlirim Gjatës akuzoi qeverinë se kjo paketë është propagandë, se në rast se do të ishte serioze, atëherë do të niste nga hetimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe pasurisë së tij.(Lexo këtu). Ish ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës. Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”-tha Clirim Gjata. 

Deklaratat vijnë një ditë pasi Anti KÇK” nisi punën e saj nga kompleksi “Golden” në Shijak Altin Hajri, i cili është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar, por efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit”, iu sekuestruan kompleksi  “Golden”, tre shtëpi në emrin e tij dhe pika e karburantit “Alti Oil 2008”. Janë rreth 200 persona  që brenda 48 orëve duhet të deklarojnë pasuritë e  tyre. Pasi të plotësojnë formularët, këta të fundit do t’i dërgohen  SPAK-ut,  i cili duhet të shprehet për 15 ditë dhe po  kaq edhe gjykata. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë, mbyllet brenda muajit.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren clirim gjata edi rama saimir tahiri anti-kçk-ja zbret në terren clirim gjata edi rama saimir tahiri

Sondazh

Poll