Politike

Dita Botërore kundër kancerit/ PD marshim ndërgjegjësues nën sloganin: “E duam jetën, e duam veten” (VD)

4 Shkurt 2020, 08:51 Nga DOSJA
Dita Botërore kundër kancerit/ PD marshim ndërgjegjësues

TIRANË– Partia Demokratike ditën e sotme do të nisë një marshim për ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit.

Me sloganin: “E duam jetën, e duam veten” PD-ja do ta nisë  këtë marshim në orën 10:00 te Piramida dhe do ta përfundojë pëballë Ministrisë së Shëndetësisë, në Rrugën e Kavajës.

PD-ja me këtë slogan do të marshojë me qëllimin e shpëtimit të mijëra jetë njerëzish, duke ndërgjegjësuar çdo person që të bëjë kontrolle të rregullta për shëndetin e tyre.

Ndër të tjera, PD-ja synon që përmes këtij marshimi qeveria të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Kanceri në mabrë botën, por edhe në Shqipëri, është një prej sëmundjeve që merr më shumë jetë njerëzish në Shqipëri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita botërore kundër kancerit partia demokratike pd marshim ndergjegjesues dita botërore kundër kancerit partia demokratike pd marshim ndergjegjesues

Sondazh

Poll