Politike

Kryesia shqiptare e OSBE-së, sot dhe nesër konferencë kundër antisemitizmit në Tiranë

4 Shkurt 2020, 07:09 Nga DOSJA
Kryesia shqiptare e OSBE-së, sot dhe nesër konferencë kundër

Tiranë- Sot dhe nesër kryesia shqiptare e OSBE-së do të organizojë konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit. Mësohet se në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës delegacionet zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile. Po kështu në konferencë merr pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor i Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan.

 6 dhjetor, Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatë kjo e përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën vendi ynë do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020. OSBE-ja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. OSBE-ja punon për stabilitet, paqe dhe demokraci, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe punës praktike që sjell ndryshim jetëgjatë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferencë kundër antisemitizmit në tiranë kryesia shqiptare e osbe-së konferencë kundër antisemitizmit në tiranë kryesia shqiptare e osbe-së

Sondazh

Poll