Politike

"Rregulloren e keni miratuar me votat tuaja"/ Arjan Ndoja: Na vini një kopje në dispozicion

Ndoja tha se që seancën e shkuar e ka kërkuar këtë gjë, pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet e tyre si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar.

24 Shtator 2025, 10:26 Nga E.d
"Rregulloren e keni miratuar me votat tuaja"/ Arjan Ndoja: Na vini
Arjan Ndoja

TIRANË – Deputeti i PD-së Arjan Ndoja tha sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se opozita kërkon të këtë një kopje të rregullores së Kuvendit e cila është ndryshuar pa prezencën e saj. Ndoja tha se që seancën e shkuar e ka kërkuar këtë gjë, pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet e tyre si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. Ai shtoi se Kuvendi është organi më i rëndësishëm dhe se që pas zgjedhjes së Kryetarit të tij janë miratuar disa ndryshime.

“Kuvendi është organi më i rëndësishëm ne në seancë e parë na keni sjellë disa akte ndërmjet tyre rregullorja. Pas zgjedhjes tuaj si kryetar janë miratuar edhe disa ndryshime. Që në seancën e mëparshme kam pasur kërkesë procedurale që të njihemi me tekstin e ri të rregullores pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet tona si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. E ndjej detyrim edhe bazuar në nenin 40, i cili më detyron që të informoj zgjedhësit e mi çdo të premte në lidhje me veprimtarinë parlamentare gjatë javës. Së pari të kemi kodin e rregullores, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë. Së dyti, tekstet e të gjitha akteve që na sillen përpara do t’i kishim në dispozicion që të japim një vendim. Kërkesa ime e parë një kopje e rregullores së ndryshuar që keni votuar ju me shumicë votash," tha Ndoja. 

arjan ndoja pd seancë plenare

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...