Politike

"Peleshi ushtar i autokratit"/ Ina Zhupa: Seanca e kaluar të përsëritet

Zhupa tha se duhet të zhvillohet procedura siç e kërkon Kushtetuta, duke përfshirë të drejtën për t'i bërë pyetje Kryeministrit dhe për të zhvilluar debate parlamentare.

24 Shtator 2025, 10:24 Nga E.d
"Peleshi ushtar i autokratit"/ Ina Zhupa: Seanca e kaluar të
Ina Zhupa

TIRANË – Deputetja e PD-së Ina Zhupa kërkoi sot gjatë seancës plenare në Kuvend të përsëritet seanca e shkuar. Zhupa tha se duhet të zhvillohet procedura siç e kërkon Kushtetuta, duke përfshirë të drejtën për t'i bërë pyetje Kryeministrit dhe për të zhvilluar debate parlamentare. Deputetja akuzoi mazhorancën se ka zbardhur një procesverbal i cili nuk tregon realitetin dhe se janë detyruar për të mbyllur seancën. Në fund Zhupa bëri thirrje mos të miratohet procesverbali.

“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.

ina zhupa pd seancës plenare

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...