Politike

Tabaku kërkon përsëritjen e seancës së kaluar plenare: Hera e parë  që qeveria miraton pa diskutuar programin qeverisës

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku deklaroi se kjo është hera e parë që në 30 vite qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin qeverisës. 

24 Shtator 2025, 10:19 Nga I.A
 

Tabaku kërkon përsëritjen e seancës së kaluar
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar përsëritjen e seancës së kaluar plenare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku deklaroi se kjo është hera e parë që në 30 vite qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin qeverisës. 

"Është hera e parë që në 30 vite që qeveria kalon dhe miraton pa diskutuar programin e qeverisë. Ne kemi bërë një kërkesë për tu përsëritur ajo seancë. Duhet të diskutojmë prioritetet tuaja, por edhe prioritet tona. Unë e kuptoj qeveria nuk ka vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës që të kenë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës ju nuk na i hiqni dot," tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 24 shtator 2025

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2025, 10:07 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko peleshi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të seancës ka pasur debate për shkak se opo...