Aktualitet

OFL ‘zbarkon’ në Durrës, kontrolle me autoblinda në pasuritë e të ‘fortëve’ e të ‘paprekshmëve’

4 Shkurt 2020, 14:25 Nga DOSJA
OFL ‘zbarkon’ në Durrës, kontrolle me autoblinda në

DURRËS– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot edhe në qytetin e Durrësit, për të kryer kontrolle mbi pasuritë e fortëve dhe të paprekshmëve. Brenda në qytet ndodhen makina të shumta policie dhe autoblinda, të cilët po kryejnë në pasuritë e personave të identifikuar më parë si të dyshimtë ose njohur ndryshe si të “fortët”.

PaketaAnti-KÇK’ hyri dje në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’ju dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme.

Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ligji special për grupimin e kçk ofl në durres anti-kçk-ja zbret në terren ligji special për grupimin e kçk ofl në durres

Sondazh

Poll