Aktualitet

‘Kush e ka radhën?’/Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, super-policët e OFL zbarkojnë në Shkodër (VD)

4 Shkurt 2020, 11:03 Nga DOSJA
‘Kush e ka radhën?’/Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit,

SHKODER- Pas dërgimit të formularëve tek Altin Hajri në Shijak, të cilit dje iu sekuestrua edhe pasuria, operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur në Shkodër. Paralelisht me dërgimin e shkresave zyrtare tek Lulzim Berisha në Durrës dhe Ardian Capja në Elbasan, efektivët e OFL ndodhen në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se OFL ndodhet në këtë qytet që prej mëngjesit për të bërë sekuestrimin e pasurisë së një prej familjeve më të përfolura në Shkodër për lidhjen me krimin dhe drogën, por për shkak të hetimit, nuk mund të bëhet publik asnjë emër.

Më herët sot, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Brenda dy ditësh, ata duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

 

Paketa ‘Anti-KÇK’ hyri dje në fuqi dhe nisi punë meAltin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’ju dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme. Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren

Sondazh

Poll