Aktualitet

OFL e futi në listën e zezë të krimit, flet avokati i Lul Berishës, Hysaj: S’ka pasuri, iu hetua njëherë, qytetar i lir

4 Shkurt 2020, 12:41 Nga DOSJA
OFL e futi në listën e zezë të krimit, flet avokati i Lul

DURRËS- Pak orë pasi Operacioni Forca e Ligjit, OFL njoftoi se i është kërkuar deklarimi i pasurisë Lulzim Berishës, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit. Në një reagim për mediat, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, thotë se ai Berisha është një qytetar i lirë, dhe se nuk ka prona për të deklaruar në formular.

“Klienti im nuk ka çfarë të deklarojë. Pasuritë e tij, iu sekuestruan njëherë nga Krimet e Rënda. Sot, Lulzim Berisha ka një bar-kafe me qira, dhe një autobot që shpërndan naftë për anijet. Pasuritë e motrës së Berishës, i ka kthyer Gjykata e Lartë. Ai është një qytetar i lirë që paguan taksa”-tha Hysi për Dosja.al, duke mos sqaruar nëse Lulzim Berisha do të plotësojë apo jo, formularin e dërguar nga OFL.

 

Por sa qëndron pretendimi i Lul Berishës? Kjo nuk mund të thuhet me siguri nga mediat, por ajo që është zyrtare dhe publike është fakti, se Lulzim Berisha nuk është pronari i një autoboti që shpërndan naftë, por aksioneri kryesor i një kompanie ‘Rajan 2007’ që shpërndan naftë për anijet në Portin e Durrësi. (Lexo këtu për më shumë). 

Mbetet për t’u parë si do të shkojë procedura me Lulzim Berishën, dhe me togfjalëshin” Nuk kam çfarë të deklaroj”. A është ky një refuzim për të plotësuar formularin?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren detar hysi lulzim berisha anti-kçk-ja zbret në terren detar hysi lulzim berisha

Sondazh

Poll