Aktualitet

‘Sfidoi’ Policinë dhe shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur/ Flet 27-vjeçari i ndaluar: Një fuoristradë më ishte vënë

4 Shkurt 2020, 12:15 Nga DOSJA
‘Sfidoi’ Policinë dhe shkaktoi aksidentin me 5 të

Elbasan- Ardilend Shehu, i cili theu postbllokun e Policisë në Elbasan dhe shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur,  ka deklaruar para Policisë,  se që në Devoll një makinë e  ndiqte nga pas.

“Një fuoristadë më ishte vënë pas që në Devoll. U detyrova të largohem me shpejtësi prandaj nuk ndalova.”, ka dëshmuar ai.

Ardilent Shehu, 27-vjeçari i cili u përpoq sot që t’i shpëtonte Policisë në Elbasan. Ai nuk i ndaloi  postbllokut të Policisë në afrësi të Krastës dhe u bë pjesë e një aksidenti, ku u plagosën 5 persona, mes tyre edhe një polic.  Shehu ishte në kërkim nga Policia për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur t’u shpëtojë tre postblloqeve, por jo atij të Elbasanit. Policia njoftoi se 27-vjeçari në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos iu bindur urdhërit  të punonjësit të policisë për të ndaluar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ‘far west’ në elbasan ardilend shehu ‘far west’ në elbasan ardilend shehu

Sondazh

Poll