Aktualitet

Anti-KCK/ Radhën e kanë Bajrajt dhe Doçit në Shkodër, dalin DETAJE nga operacioni i OFL, pritet të sekuestrohet pasuria e

4 Shkurt 2020, 12:19 Nga DOSJA
Anti-KCK/ Radhën e kanë Bajrajt dhe Doçit në Shkodër,

SHKODER- Dosja.al mëson se efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë rrethuar tashmë banesat dhe pronat e dy familjeve të njohura në Shkodër, për përfshirje në aktivitetin kriminal. Familja Bajri dhe ajo Doçi, janë 2 subjektet e reja që zbardhen nga lista prej 200 emrash që 12 drejtoritë vendore të Policisë kanë dërguar në Policinë Kriminale.

Po të njëjtat burime sqaruan se OFL pritet të bëjë sekuestrimin e pronave të dy familjeve, duke e çuar kështu në tre, numrin e subjekteve që iu sekuestrohet pasuria, pas Altin Hajrit në Shijak.

 

Por pse goditet Bajri dhe Doçi? Pengmarrja dhe vrasja makabre e Jan Prengës në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram kokainë, që vëllai i viktimës nuk e dorëzoi tek ‘pronarët’. Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim; M.Bajri dhe Gentian Doçi janë në kërkim për këtë ngjarje.

Më herët sot, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Brenda dy ditësh, ata duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren gentian doci ofl ne terren anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren gentian doci ofl ne terren

Sondazh

Poll