Aktualitet

Ja kur OFL do të tregojë ‘DHËMBËT’ në Tiranë, në zemër të kryeqytetit do të ‘zbardhen’ krimine

4 Shkurt 2020, 13:05 Nga DOSJA
Ja kur OFL do të tregojë ‘DHËMBËT’ në

TIRANE- Brenda kësaj jave, Operacioni Forca e Ligjit do të shtrihet në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo javë do të ketë jo pak raste në Tiranë, aty ku emra të njohur të botës së krimit, përmes bizneseve të tyre kanë arritur të ‘maskojnë’ veten dhe të pastrojnë paratë e fituara përmes aktivitetit kriminal.

Ende nuk ka emra konkretë se kush janë subjektet e kryeqytetit, por burime i thanë Dosja.al, se këto subjekte janë me rëndësi dhe me lidhje të forta në politikë e media.

Më herët sot, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK.

Brenda dy ditësh, ata duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Ndërkohë që po sot, në Shkodër pritet sekuestrimi i pronave të dy familjeve, Doçi dhe Bajri. Paketa ‘Anti-KÇK’ hyri dje në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’ju dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme. Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne tirane anti-kçk-ja zbret në terren ofl ne tirane

Sondazh

Poll