Aktualitet

Erëra të forta në bregdet, pezullohen lundrimet në portin e Durrësit

4 Shkurt 2020, 14:15 Nga DOSJA
Erëra të forta në bregdet, pezullohen lundrimet në portin e

DURRËS- Bregdeti i Durrësit është përfshirë sot nga erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar pezullimin e lundrimeve. Mjetet lundruese të tonazhit të vogël dhe të mesëm, përfshirë anijet e peshkimit, kanë shmangur lundrimet në detin që regjistron forcën 6 ballë në rritje.

Si pasojë e erës së fuqishme, ekuipazhet e anijeve kanë marrë masa për të shmangur incidentet në kalata dhe në det. Po ashtu masa kanë marrë edhe disa nga lokalet e shërbimit buzë detit, ndërsa në qytet situata paraqitet më e qetë dhe pa probleme.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres pezullohen lundrimet ne durres durres pezullohen lundrimet ne durres

Sondazh

Poll