Politike

"Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët bashkiakë"/ Alimehmeti: Pas 7 muajsh e kusur tani u kujtua që Veliaj është arrestuar

Në një intervistë për SYRI TV, Alimehmeti tha se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr.

23 Shtator 2025, 20:08 Nga E. D

 

"Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët
Ilir Alimehmeti

 

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv, por duke paralajmëruar se sfidat mbeten. Në një intervistë për SYRI TV, Alimehmeti tha se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr.

Ai theksoi gjithashtu se disa procedura nuk janë ndjekur si duhet, duke nënkuptuar se kjo mund të ketë ndodhur qëllimisht për t’i lënë hapësirë Veliajt. Më tej Alimehmeti kritikoi mënyrën se si anëtarët e Këshillit bënë betimin e tyre dhe protestuan para SPAK, duke theksuar se veprimet e tilla nuk i shërbejnë respektimit të përgjegjësive institucionale.

"Padyshim që ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kujtojmë që kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë këtyre, kapjes, abuzimit, uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama, të jemi shumë të qartë, pra mastermindi është akoma aty, dhe do ndodhi çlirimi kur ne të largojmë Edi Ramën.

Patjetër që është një hap pozitiv largimi i Erion Veliajt, pasi kushdo që vjen më pas, ata atyjane akoma, Këshilli Bashkiak, drejtorët e me radhë, por të gjithë janë më të tërhequr, se ishin po të njëjtën të mbështesnin Erion Veliajn, njerëz të ngushtë të tij, njerëz që kanë votuar çfarëdolloj gjëje që ai ka thënë, që janë pjesë më të në abuzimin që u është bërë Tiranës, ata vazhdojnë të jenë aty në detyrë, por janë më të tërhequr.

Por kush i tërhoqi dhe kush i përdori ata, i përdori Edi Rama, pra Edi Rama u soll si ai që është, një diktator, një autokrat, i cili e mblodhi Këshillin Bashkiak, pas 7 muajsh e kusur dhe tani u kujtua ai që Erion Veliaj është arrestuar prej datës 10 shkurt, dhe janë bërë këto 3 muaj për mosparaqitjen e tij.

Në fakt, këtë kërkesë e ka çuar PD qysh në datën 9 maj, pra rreth 3 muaj pas paraqitjes së tij, dhe kjo nuk u mor parasysh; tashmë u kujtua Edi Rama, në shtator, dhe i dha lojën Këshillit Bashkiak, leje urdhër, dhe i dha një javë kohë.

Mendoj se disa hapa të riocedurës s’nuk janë ndjekur si duhet, dhe shpresoj që kjo mos bëhet qëllimisht për t’i lënë hapësirë Erion Veliajt që të ketë një mundësi sesi t’i futet procedurës," tha Alimehmeti. 

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll